Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kryesor në pilotimin drejt kompanive të caktuara të tenderave të lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Në mes të dhjetorit, prokurorët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për Autorizimin e arrestimit të Ballukut, lëvizja më e rëndësishme kundër korrupsionit në Shqipëri.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, SPAK-u informon deputetët se kërkon autorizimin për arrestin e numrit dy të qeverisë, pasi dyshojnë se ajo ka manipuluar disa procedura tenderuese. Këto dyshime i shtohen edhe akuzës, tashmë të ngritur ndaj Belinda Ballukut, për tenderin 180 milionë euro për Tunelin e Llogarasë.
Media ka kryer verifikimet në Buletinet zyrtare të Prokurimit Publik mbi procedurat tenderuese, për të cilat kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut.
Disa nga tenderat ose aferat duket se janë zhvilluar në vitin 2021 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Disa prej procedurave janë shpallur në të njëjtën ditë, në ditën e nxehtë të 13 Gushtit, ndërsa e fundit në Tetor të atij viti.
Në total, fondi limit për të shtatë procedurat e dyshuara fiktive është mbi 16 miliardë lekë të reja ose rreth 160 milionë USD.
Ndër fituesit, spikasin kompani, të cilat janë pjesë kryesore e “tortës” së fondeve publike. Mes tyre spikasin “Alko Impeks” e Arbër Abazit, “Salillari” e Pëllumb Salillarit dhe “2T”, me aksioner Artan Sakon, vëllain e kryebashkiakut të sapozgjedhur nga socialistët në Tepelenë, Gramoz Sako.
Haremi
1.“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”
Shpallur në dt. 29.10.2021
Fondi limit: 2.375.552.033 lekë të reja
Fitues: “Salillari”
2.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”
Shpallur në dt. 13.08.2021
Fondi limit:2.485.599.781 lekë të reja
Fituesi: “4 A-M sh.p.k – Ed konstruksion sh.p.k – IDK konstruksion sh.p.k”
3.Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
Shpallur në dt. 13.08.2021
Fondi limit: 2.559.318.901 lekë të reja
Fituesi: ALB-STAR
4.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
Shpallur në dt. 13.08.2021
Fondi limit: 2.096.958.794 lekë të reja
Fitues: Euroteorema Peqin shpk – “PE-VLA-KU” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk
5.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
Shpallur në dt. 13.08.2021
Fondi limit:1.939.309.894 lekë të reja
Fitues: “G.P.G. Company” – ‘”Senka” shpk
6.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”.
Shpallur në dt. 13.08.2021
Fondi limit: 2.353.597.373 lekë të reja
Fitues: ALKO-IMPEX General Construcion – 2 T


