Kush është ish shefi i shërbimeve sekrete, “El Pollo” që do dëshmojë kundër Maduros!

spot_img
Advertisements

Një ish-gjeneral dhe ish-drejtor i shërbimeve sekrete 007 të Venezuelës, besnik i ish-Presidentit Hugo Chavez u deklarua fajtor së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge dhe narko-terrorizëm.

Hugo Armando Carvajal Barrios, i njohur si “El Pollo”, i cili sipas gazetës amerikane “Newsweek” është dëshmitari kryesor i gatshëm të japë një dëshmi vendimtare në gjyqin kundër Nicolas Maduro dhe gruas së tij.

Trump paralajmëron zëvendësen e Maduros: Nëse nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë…
Dikur krahu i djathtë, i besuar i Chavez dhe trashëgimtarit të tij Maduro, tashmë në akuzuesin kryesor të një sistemi që ai ndihmoi në ndërtimin.

Jo nga ndonjë pendim i sinqertë, por më shumë për të marrë ulje dënimi dhe për përfitime personale.

Kjo është historia e “El Pollo”, i lindur në vitin 1960 në Puerto La Cruz në Venezuelë dhe që u ngrit në radhët ushtarake në kulmin e tij.

Në vitin 1992, Carvajal Barrios ishte ndër mbështetësit kryesorë të Hugo Chavez në përpjekjen e tij të dështuar për grusht shteti.

Ky veprim u kushtoi të dyve burg, por e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme “El Pollo” me udhëheqësin bolivarian.

Ishte vetë Chavez që pasi triumfoi në zgjedhjet e vitit 1998, që e emëroi Carvajal Barrios si kreun e shërbimit sekret venezuelian.

Sipas akuzave të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, “El Pollo” menaxhoi një operacion masiv të trafikimit të armëve dhe drogës duke bashkëpunuar me kartelet kryesore të kontinentit, siç janë “Cartel de Los Soles” dhe “FARC”-u kolumbian. Është në këtë rol që, sipas hetuesve amerikanë, ai mori pjesë në transportin e 5.5 tonëve kokainë në SHBA.

Në vitin 2013, pas vdekjes së Chavez, roli qendror i Carvajal Barrios në Venezuelë mbeti i pandryshuar.

Agjenti numër një vendosi të hynte në politikë, duke u bërë një kongresmen pro-Maduros.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2019, kur ekonomia venezuelase ishte në gjunjë dhe opozita po merrte vrull. “El Pollo” ndërroi anë.

Nicolas Maduro reagoi keq, duke e akuzuar atë për tradhti dhe duke e detyruar të largohej. Ndërkohë për Carvajal Barrios kishte një urdhër arresti nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

“El Pollo” u kap në Spanjë dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, ku u përball me të njëjtat akuza me të cilat përballen tani Nicolas Maduro dhe gruaja e tij: narko-terrorizëm, trafik droge dhe trafik armësh.

Më 25 qershor 2025, Carvajal Barrios u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe arriti një marrëveshje pranimi fajësie me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Megjithatë, dënimi nuk u ratifikua, ndoshta sepse “El Pollo” ndërkohë kishte filluar të negocionte një marrëveshje të re.

Një gjë që mund të përfshijë dëshminë e tij kundër ish-udhëheqësit dhe presidentit të tij.

Latest articles

Related articles