Demiraj: Operacioni kundër Maduros ka tronditur themelet e liderëve hajdutë të Ballkanit!

spot_img
Advertisements

nga Dritan Demiraj

Operacioni special për arrestimin e Maduros është një demonstrim spektakular force dhe inteligjence që do të futet në librat e historisë.

Saktësi, Shpejtësi, Befasi, Mashtrim, Goditje taktike, Koordinim dhe integrim profesional i 16 agjencive të inteligjencës, 5 komandave strategjike ushtarake dhe 5 niveleve të inteligjencës.

Mesazhi është i qartë: sigurinë globale e dominon SHBA.

Vetëm SHBA ka kapacitetin, fuqinë dhe profesionalizmin për të ekzekutuar operacione të këtij niveli.

Arrestimi i Maduros, sipas Presidentit Trump, është paralajmërim për të gjithë diktatorët, kriminelët dhe autokratët që sfidojnë rendin ndërkombëtar.

Maduro dhe klani i tij kanë shtypur, vjedhur dhe dhunuar popullin e vet, kane vjedhur zgjedhjet dhe kane burgosur opoziten.

Kanë ndërtuar pushtetin mbi trafik droge, armë, terror shtetëror dhe bashkëpunim me regjime antidemokratike, po arroganca ndaj ligjit ndërkombëtar më në fund mori fund.

Ky operacion ka tronditur themelet e liderëve hajdutë të Ballkanit Perendimor, ata të cilët mbahen në pushtet vetëm përmes krimit, drogës, korrupsionit dhe shtypjes së popujve të tyre, duke bere qe politika e tyre po zbraz vendet nga qytetarët.

Arrestimi vjen në momentin kur është paralajmëruar pastrimi i politikës shqiptare dhe ballkanike nga politikanë RaMaduro të lidhur me rrjete transnacionale të drogës në Amerikën Qendrore dhe Latine, që pastrojnë paratë në Ballkanin Perëndimor.

Koha po mbaron.

Drejtësia ndërkombëtare po afrohet.

Tik tak… Tik tak…Rilindje!

Latest articles

Related articles