“Njeriu i vitit 2025” – Redaksia përzgjedh regjizorin Kiço Londo

spot_img
Advertisements

🔴Redaksia e Faktor dhe bashkëpunëtorët e jashtëm kanë votuar si “Njeriu i vitit 2025”,
z. Kiço LONDO, regjisor Kombëtar.
Është vlerësuar kontributi i Tij për Teatrin shëtitës “Çajupi”, një sipërmarrje e jashtëzakonshme për të çuar artin skenik në periferitë e harruara nga Pushteti. Mbrojtës i Teatrit Kombëtar, mik i aktorëve e zbërthyes veprash të mëdha botërore. Familje e madhe Zagorite. Shpirtlirë i qytetit të Tiranës, Fierit, Patosit e gjithë Shqipërisë.

Fituesit e viteve

2025: Kiço Londo, Regjizor

2024: Altin Dumani, prokuror

2023, Ilir Ikonomi, studiues

2022, Princ Leka II

2021, Ilirjan Agolli, gazetar

2020, Virion Graçi, shkrimtar

2019, Rudi Erebara, shkrimtar

Për më shumë për fituesit e këtij viti:

Kiço Londo është një regjizor i mirënjohur në zhanrin teatror.
Lindi në Fier me 20 mars 1961.
Kryen studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor në v. 1989. Më pas fillon punën si aktor e më vone regjizor ne teatrin “Bylis” te Fierit. Nga viti 1992 deri ne v. 1997 emigron në Greqi. Mbas kthimit të tij aktivizohet si regjizor pranë Estradës së Tiranës. Po në v. 1997 krijon shoqatën “Çajupi.
Nga 2003 deri në v. 2006 është drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2007 merr detyrën e drejtorit të Estradës së Tiranës. Vendos në skenë disa komedi si “Nje burre me dy gra”; “Lezeti i krevatiti dhe i kolltukut” te cilat e konfirmojne si rregjizore. Aftesia e tij rregjizorjale u duke qe ne v. 1998 kur vendosi ne skenen e Teatrit Kombetar “Kopshti me dallendyshe”. Toni ironik dhe satira e mprehte u shperfaqen saje perdorimit te nje grotesku elegant dhe te nje aktrimi te hijeshem ku spikati loja elegante e Agim Qirjaqit ne rolin e Harrallambit. Kico Londo eshte edhe rregjizori i shfaqjes “Mbreteresha e bukur” (2001) te Mc Donagh i cili i dha sarkazmes mase te merituar sociale e shoqeruar me kritiken e hidhur ndaj dokeve te vjetra, jetes se mbyllur dhe raporteve konservatore ne familje.
Po ne vitin 2001 vendos dramen “Virgjeresha dhe vdekja” te Ariel Dorfman, shfaqje e cila solli paralele tronditese me situaten social – politike ne Shqiperine postkomuniste te rrenuar nga trazirat e 1997, si dhe ne apelimin per mbajtje pergjegjesie e tolerance.
“Portreti i Dorian Grej” te O. Uaildit, shenon perpjekjen e rregjizorit Londo per te paraqitur ne skene dyzimin tragjik te njeriut, raportin e brishte midis bukurise fizike dhe asaj shpirterore, mes artit dhe jetes, rinise dhe plakjes, moralit dhe realitetit. Ndersa permes tregimit psikollogjik te drames “pulebardha “ te Cehovit u soll alegoria Pulebardhes se vrare (enderra) e merzise dhe jets se trishte ne province, e dashurive te deshtuara.
Arritje te tjera te Kico Londos jane edhe shfaqjet: “Gjashte vjet shtatezene” (2000) nje komedi nga B. Cikiltropulos; “Kujdes …kafshon! (2001); “Profesioni me i vjeter” (2003); “Pleshti ne vesh” (2004) ; “Sherbetoret” (2008);
Kico Londo eshte nje rregjizor qe synon veprat e shquara nga dramaturgjia boterore, duke bere nje perzgjedhje te goditur te aktoreve. Mizanskena e tij eshte e tipit te thjeshte ne sy te pare, pa efekte, eperi pamore dhe zhurma, por e menduar dhe funksionale.


Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni . J / f. 271
Foto e nxjerre nga emisioni “Persona Grata” rtsh – 2015.

Latest articles

Related articles