Av. Altin Goxhaj: Agasi, një agjent i shërbimeve sekrete turke

spot_img
Advertisements

Avokati Altin Goxhaj mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Sipas tij, një dosje e ardhur nga jashtë, nga Turqia dhe SHBA-ja, përmban video dhe dokumente që lidhen me aktivitetet e Ergys Agasit.

Goxhaj deklaroi se Agasi në të vërtetë është agjent i shërbimeve sekrete turke dhe roli parësor i Agasit, sipas Goxhajt, është të dokumentojë korrupsionin në vend.

Altin Goxhaj: Historia e Agasit nuk është historia që na tregojnë mediat, as e Belinda Ballukut. Këtu kemi të bëjmë me një dosje që ka ardhur nga jashtë brenda, si historia e Gruevskit, për të shembur të gjithë klasën politike. Kjo dosje ka ardhur nga Turqia dhe Amerika. Turqia i ka dhënë Amerikës një dosje, që janë videot e Agasit që bënte. Ai është një agjent i shërbimeve sekrete turke. Është futur në Shqipëri pikërisht në marrëveshje me Turqinë dhe roli i tij për të kontrolluar mafien dhe drogën është një rol dytrësor, përballë rolit kryesor për të dokumentuar me video të gjithë skemën e korrupsionit siç bëhet me çdo shërbim në botë.

Shqipëria duke bërë ca gafa të jashtëzakonshme në 2025 për shkak të dështimit të Edi Ramës në Frankfurt dhe në Uashington për të gjetur një hapësirë me Donald Trump, u detyrua të shkonte në Tel Aviv që të kërkonte në Tel Aviv si vendi i sionizmit që ka përballë presidentit sionist amerikan Donald Trump. Izraeli ka hallet e veta me Turqinë dhe hallet e veta me Turqinë u reflektuan para një muaji me një aleancë të re ushtarake mesdhetare që është Greqi- Qipro-Izrael. Rama po përfundon si Ali Pashë Tepelena. Ali Pashë Tepelena ishte në një gjendje si Edi Rama sot. Pastaj u fut në konflikt dhe iu pre koka, iu pre nga brenda, nga të vetët.

Latest articles

Related articles