Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shpjeguar arsyet pse mbështet Ervin Salianjin, duke reaguar ndaj kritikave nga brenda PD-së për këtë qëndrim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Spaho shkruan se e konsideron komike mënyrën se si disa anëtarë e etiketojnë Salianjin si “Babale”, duke kujtuar se ishte vetë Sali Berisha ai që dikur e ngriti në piedestal dhe e trajtoi si figurë heroike, ndërsa ai vetë ka qenë ndër të paktët që e ka kundërshtuar këtë qasje.
Sipas Spahos, sot ai po kthehet te ajo që e quan linja e vërtetë e PD-së, duke mbështetur çdo lëvizje që synon të ndryshojë gjendjen aktuale të partisë, të cilën e përshkruan si të dëmshme dhe përçarëse.
“A nuk ishte Berisha qe e beri hero Babalen? I coi libra ne burg. A isha une i vetmi ne PD qe e kundershtova? A me vune drune per kete Berisha dhe Flamuri?
Une sot po “reflektoj” dhe po kthehem ne linjen e PD, te Sali Berishes, qe deshte ta shfrytezonte Ervinin per lojen e tij. Me shume seriozitet e them qe, kushdo qe mund te ndryshoje statukuone e sotme vrastare ne PD, eshte i mirepritur. Me pas zgjedhjet e lira nga “flamurlleqet” do percaktojne kush do udheheqe PD”, shkruan Spaho duke theksuar kështu se kushdo që mund të sjellë ndryshim është i mirëpritur.
Ndër të tjera me një tjetër reagim të tij ka ironizuar festën e demokratëve një ditë më parë ku shfaqeshin duke kërcyer para kryetarit të partisë, Sali Berishës.
“Ypppppp Xhixhi, vitin tjetër do e qërojmë Ramen”, shkruan ish-deputeti ndër të tjera.


