Deputete Sara: Socialistët mbajnë foton time në xhep, e fusin dorën dhe e nxjerrin kur i merr malli

spot_img
Advertisements

Deputetja më e votuar e qarkut Elbasan dhe burgut të Peqinit Sara Mila përmes një komunikimi publik ka zbuluar se sa e duan qytetarët.

PHOTO OF THE DAY😍

Në Tërbaç të Gracenit, në një rrugë vetëm për këmbësorët po kërkoja me ngulm një zotëri të cilin i kisha premtuar sot për një vizitë në shtëpi. Nga larg më thërret Qemali. Mendova se e gjeta destinacionin kur Qemali ndodhej krejt rastësisht duke kaluar rrugën e u afrua të më jepte dorën. Pa ngurrim futi dorën në xhep e nxorri nga aty fletushkën time të fushatës. “Deputete të kam me vete gjithmonë jo vetëm në fushatë”- me thotë duke qeshur. Zemra mu bë mal nga qejfi, pse të gënjej. E shkrepim një foto i thash? Hidhe tha, sidomos për ata që ende dyshojnë tek ty. Ja ku është fotoja. Ja ku është dhe gjithë gëzimi im, i gjithë njerëzve të thjeshtë të këtij qyteti që kanë zemrën, mendjen e gjithë angazhimin tim sot e gjithmonë! ❤️

Latest articles

Related articles