I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania ishte juristi Ylli Manjani, i cili foli për situatën politike në vend.
Gjatë debatit në studio ai pati një përplasje me kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
“Sa i takon fjalës korrupsion dhe hajdut, zotëria t’i marrë fjalët mbrapsht. Ky është një mendim politik, social, njerëzor, qytetar. Kështu e shoh unë dhe kjo nuk do të thotë që quhem i korruptuar. (…) Unë nuk jam te bota e votave, zotërinë e kuptoj që është te bota e votave dhe i uroj sukses. Por të lutem shumë fjalët kurseji. Te partia jote bëj çfarë të duash”.


