Kompania e biznesmenit Ermal Beqiri po bënte rrjetin e brendshëm të Policisë

spot_img
Advertisements

Kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, i cili është në kërkim nga SPAK për disa vepra penale me dy kompani, rezulton se po punonte mbi ngritjen e sistemeve të brendshme të Policisë së Shtetit.

Kjo e dhënë ka dalë nga dëshmia e disa punonjësve dhe këqyrja e ambienteve të punës së tyre.

Kjo këqyrje rezulton të jetë bërë më 19 qershor 2025, rreth orës 14:00.Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimit, zyrat e shoqërisë ndodheshin në katin e dytë të një pallati.Dera e zyrës ishte e hapur dhe aty gjendeshin rreth IO të rinj, punonjës të shoqërisë.Këta punonjës nuk po punonin, pasi nuk kishte energji elektrike. Të gjithë punonjësit u pyetën dhe deklaruan se ishin punonjës të shoqërisë “Soft &Solution”.

Punonjësit deklaruan se zyra ku ushtronin veprimtarinë ishte zyrë programimi e shoqërisë “Soft & Solution”, se ata ishin rekrutuar nga zyra e burimeve njerëzore e kësaj shoqërie, kishin kryer trajnimin pranë zyrave dhe prej rreth 1 viti punonin në zyrën ku ishin aktualisht dhe ku po zhvillonin sistemin e çështjeve të Policisë së Shtetit.

Latest articles

Related articles