Qytetarët akuzojnë kompanitë “Big market” të deputetit të PS për mashtrim me çmimet

spot_img
Advertisements

Rrjeti i marketeve Big Market është denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës.

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të ndodhur në Big Prime në Kamëz, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen konsumatorët.

Ai shprehet se ka blerë një birrë, e cila në raft ishte e afishuar me çmimin 99 lekë për shishe, por në arkë i është faturuar 109 lekë, siç rezulton edhe nga fatura e pagesës.

Qytetari tregon se, për ta verifikuar situatën, ka shkuar më pas në një market tjetër të të njëjtit rrjet, Big Europa (Big Market), ku ka blerë të njëjtin produkt dhe aty çmimi në arkë ka përputhur me atë të afishuar në raft.

Si “Big Prime” ashtu edhe “Big Europa” janë njësi tregtare që bëjnë pjesë në rrjetin “Big Market”, i kontrolluar nga i njëjti grup aksionerësh. Pra, pavarësisht emërtimeve të ndryshme të marketeve, bëhet fjalë për të njëjtin rrjet supermarketesh

Latest articles

Related articles