Endri Shabani kam pirë 40 kafe me Xhelal Mziun, Ina Zhupën e shumë deputetë të PD për tju marrë firmat

spot_img
Advertisements

Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo ka sjellë përplasje dhe akuza brenda Partisë Demokratike.

Endri Shabani ka falenderuar sërish deputetët e opozitës që firmosën propozimin e tij për zgjedhjen në krye të Avokatit të Popullit.

Shabani tha se i është mirënjohës deputetëve të opozitës për firmat e tyre.

“Mendoni se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë emrin e kujt po firmosin? Mund të ketë pasur dinamika të brendshme që kanë ndodhur dhe unë nuk i di. Ka qenë Adriana Kalaja kandidate po ashtu, ndoshta ata e kanë pasur atë si preferencë. Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Unë u jam mirënjohës që kanë dhënë firmat për zgjedhjen time dhe kanë lejuar që deputetët të firmosin për mua”, tha Shabani.

Më tej, ish-kreu i Nismës Thurje, ka deklaruar se para se deputetët opozitarë të firmosnin emrin e tij, ka pirë kafe me disa prej tyre, ku përmendi emrat e Klevis Balliut, Ina Zhupës dhe Xhelal Mxiun.

“Kam pirë rreth 30-40 kafe me të gjithë ata që firmosën. Klevis Balliu ka firmosur bashkë me dy deputetë të tjerë, Xhelal Mziun dhe Ina Zhupën. Me Mziun jam takuar në kafe dhe e falënderova; ai më tha të mbështes. Askush nuk ka firmosur pa e ditur”, deklaroi Shabani në News24.

Latest articles

Related articles