Lita: Grupi Agasi-Beqiri kanë akses në sistemet e shtetit, I kanë dubluar! Të dhënat e biznesit në rrezik

spot_img
Advertisements

Në studion e emisionit “Ora e Betit” ka qenë i ftuar gazetari Lavdrim lita i icli ka folur për skandalin e AKSHI-t, i cili ka bërë bujë për abuzimin në tendera dhe në sistemet që janë ndërhyrë.

Lita u shpreh se të pandehurit e kësaj çështjeve kanë bashkëpunuar me kompani të treta, për të fshirë gjurmët.

Gjithashtu kanë përmendur se Ermal Beqiri bashk me Ergys Agasin kanë pasur akses në sistemet e shtetit, si ato e-albania, “Tims”, në atë të kadastrës etj, ku i ka favorizuar informacioni i marrë për të përparuar në garën për tenderat publik.

“Ata kanë disa kompani të tjera. Kompani çokollatash, kompani betoni, kompani të treta të cilat janë aksionere.

Pra duhet bërë një verfikim këtyre bizneseve ku ata janë ortak. Përveç kompanive të cilat janë zyrtare. Kompanitë e tjera me të cilat ata kanë bashkëpunuar, për të bërë gjasme update sistemeve, emrat e kompanive që duhen hetuar.

Sigurisht kemi të bëjmë me një grup të strukturuar që ka vepruar nga 2018 deri më sot.

Janë një grup që kanë dubluar të gjithë sistemet e shtetit.

Ermal Beqiri është përmendur edhe në dublimin e sistemit të tatimeve.

Në sistemin “Tims”, bashkë me Agasin. Në sistemin E-Albania, pra hyrja në sistemin e Kadastrës.

Në sistemin e thesarit së fundmi, ku ata kanë kontroll informacione shumë sensitive.

Të transaksioneve bankare, të transaksioneve midis shtetit dhe biznesit.

Dhe vetëm trafiku i informacionit sikur ata të bënin, janë një hap shumë përpara shumë njerëzve në gara apo në tendera publik.”- tha Lita.

Latest articles

Related articles