Një 45-vjeçar nga Tirana është plagosur me thikë në bark dhe në gjoks mbrëmjen e sotme në sektorin Hekurudha të lagjes nr.13.
Sipas policisë, Florant Sinanaj është plagosur gjatë një konflikti me disa persona ende të paidentifikuar. Ai është dërguar me autoambulancë në spitalin e Durrësit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
“Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.


