Deputeti i PD-së Xhelal Mziu ka komentuar protestën e të hënës së Partisë Demokratike dhe aksionin opozitar, teksa tha se të gjitha skenarët janë në lojë.
Gjatë një interviste mediatike, Mziu tha se nuk përjashtohet që ai dhe deputetët e tjerë të shkojmë deri në grevë urie.
“Unë sapo vij nga terreni dhe ka një javë që po alternojnë të gjitha degët e Partisë Demokratike ose bashkitë e qarkut Dibër, por njëherazi kam punuar edhe në Tiranë. Ka një angazhim maksimal jo vetëm në strukturat e PD-së, por edhe qytetarë të tjerë jashtë Partisë Demokratike që duan të marrin pjesë në këtë protestë, sepse vullneti i tyre është cënuar rëndë në zgjedhjet e 11 majit. Sepse raporti i ODIHR ishte raporti më i keq, më i keq edhe se ai i vitit 1991. Do të përdoren të gjitha skenarët, duke filluar që nga protesta, deri te vazhdimi i protestave në mënyrë seriale, por nuk përjashtohet që unë dhe kolegët e mi deputetë të shkojmë deri në grevë urie, për ta kthyer standardin e demokracisë në Shqipëri, sepse është më i cënuar se asnjëherë tjetër”, tha Mziu në A2CNN.


