Sot lëvizja Shqipëria Bëhet me në krye Adriatik Lapajn ka protestuar para Kuvendit dhe Kryeministrisë.
Gjatë protestës u shënuan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Pas shpërndarjes së protestuesve, policia ka ndaluar katër nga aktivistët që kanë marrë pjesë në protestë.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë theksuar se nuk ka më kthim pas nga protesta.
Gjatë fjalës së tij, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë për të larguar Edi Ramën. Gjithashtu theksoi se Rama gënjeu dhe nuk i mbajti premtimet.


