Marin Mema nxjerr dosjen penale të Fredi Belerit: Të gënjen mendja o zoti Eurodeputet

spot_img
Advertisements

Nga Marin Mema

Le të shohim disa të dhëna që përmban dosja hetimore për Fredi Belerin dhe bashkëpuntorët e tij! E përsëris se janë pjesë e dosjes hetimore për sulmin ndaj repartit ushtarak në fshatin Peshkëpi në vitin 1994.

Protagonistët e kësaj ngjarje në atë kohë u identifikuan shtetasit:

  1. Jorgo ANASTASULIS, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke.
  2. Apostolos KARVELAS, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
  3. Mario KUTULLAS, 25 vjeç, qytetar shqiptar banues nëAthinë.
  4. Fredi (Alfred) BELERI, 23 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
  5. Jorgo KRISTO, 26 vjeç, qytetar shqiptar banues në Athinë.
  6. Harallamb PAPA, 21 vjeç, qytetar shqiptar, banues nëAthinë.
  7. Jorgo PAPA, 30 vjeç, qytetar shqiptar, banues në Athinë.

Në datë 19.03.1995 informohemi se policia greke ka ndaluar në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit” në Pogon të Janinës shtetasit grekë, Jorgo ANASTASULI, Apostol KARVELLAS,Mario Spiro KUTULLA, Jorgo Roland KRISTO, Fredi Foto Beleri, nga Himara; Harallamb PAPA nga Krioneri,Gjirokastër dhe Jorgo PAPA nga Saranda. Arsyeja e ndalimit të këtij grupi ishte se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke në makinën, me të cilën ata lëviznin, u gjet një sasi e konsiderueshme armatimi dhe pajisje për kryerjen e akteve terroriste. Grupi i ndaluar po kthehej nga Shqipëria ku kishte shkuar për të kryer një akt diversionin ndaj një reparti ushtarak në Llongo të Gjirokastrës. Aksioni nuk është kryer pasi janë zbuluar nga rojet e reparti ushtarak. Organet e drejtësisë në Greqi nisën një proces gjyqësor, ndaj individëve të sipërpërmendur ku akuza fillestare ishte: “Pjesmarrje në aktin terrorist Peshkëpi,Shqipëri”.

Në muajin Maj 1999 përfundon procesi i gjykimit në Greqi dhe personat e mësipërm u dënuan me akuzën “Armëmbajtje paleje”. Fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë, me 4 (katër) vjet heqje lirie më tej nga Gjykata e Shkallës së Dytë, me 18-20 muaj me kusht dhe më pas u lanë të lirë.

Pra grupi përgatiti një sulm të dytë, kundrejt një poste të dytë kufitare, por dështuan! Në kthim, rastësisht ata u kapën nga policia greke! Se çfarë ndodhi e keni më sipër! Grupit ku sipas dosjes bënte pjesë edhe Beleri, ju kapën edhe armët e rrëmbyera në 1994 në repartin e Peshkëpisë!

Hetuesit shqiptarë kërkuan nga pala greke, numrat e serive të armëve të kapura nga policia greke në 1995. Kjo do tu lejonte të bënin lidhjen e ngjarjes. Pala greke pëe të gjitha u përgjigj në formë korrekte, për vendimin e gjykatës që përfshin edhe numrat e serive të armëve tě kapura, Jo! Kjo e dhënë nuk ju vu në dispozicion hetuesve shqiptarë! Arsyeja është lehtësisht e kuptueshme.

Ndërkohë Ministri i Brëndshëm i kohës Stelios Papathemelis, në deklaratën e tij fillestare tha “Jam duke u treguar shumë i kujdesshëm me fjalët që përdor. Lidhja e armëve të gjetura janë mjaft të dukshme me ngjarjen e Peshkëpisë!

Por çfarë ndodhi më pas?

Në 25 korrik 1995, siç shkruhet në një tjetër raport, serish të Ambasadës Shqiptare në Athinë, në një konferencë për shtyp Kryeministri i Greqisë Andreas Papandreu dëshmon, sërish paqartësinë e qendrimet e lëkundura për këtë çështje. I pyetur nga gazetarët, ai ka pranuar ngjarjen, por pjesën tjetër, për mos zbardhjen e saj, ja ka faturuar drejtësisë.

Filis: Kur u arrestuan përfaqsuesit e MAVI-t para pakkohësh keni deklaruar sipas të dhënave të ish Ministrit të Rendt PAPATHEMELIS se armët që ju gjendën në zotërimtë tyre ishin të vjedhura në kazermën e Peshkëpisë dhe sehetimet do të shkojne deri në fund.

Kryeministri: Po.

Filis: Konstatojmë se hetimet ndaluan pa arritur në fund, urrëzuan akuzat, si e komentoni këtë?

Kryeministri: Vendim i drejtësisë.

Filis: Po, por ekziston deklarata e zotit PAPATHEMELIS se armët që ju gjendet të akuzuarve janë të Peshkëpise ..

Kryeministri: E di, janë, kjo është pikpamja ime.

Filis:Çfarë keni si qëllim të bëni?

Kryeministri: Do të pyesim Ministrin e Drejtësisë, bëhet fjalë për një çështje shumë serioze të organizuar, antikombëtare me rrezikshmëri të tejskajshme.

Filis:Mbulohet ama.

Kryeministri: Jo nga ne, në emër të zotit.

Dosja hetimore prej së cilës kemi shkëputur këto pjesë ka dëshmi, prova, të dhëna, përgjime, të cilat e vendosin sipas saj, Fredi Belerin si pjestar të grupit që sulmoi postën e Peshkëpisë!

Pala greke nuk i ofroi asaj shqiptare të dhënat e kërkuara për seritë e armëve… edhe pse vetë grekët e kanë pohuar se ku ato janë marrë! Edhe më tronditës e bën historinë fakti që dosja e shpërdorimit të detyrës ku flitej për mënyrën si ishte organizuar në 1994 reparti ushtarak, hetimet, të dhënat, elementët thelbësorë që shërbenin për zbërthimin e ngjarjes është zhdukur. Dosja e vjetër ka mbetur vetëm me një fletë brenda saj!

Megjithatë hetuesit kanë mundur sipas tyre të sigurojnë çdo provë që e implikon drejtërdrejtë Fredi Belerin dhe të tjerët ne sulmin ndaj postës së Peshkopisë… dhe si ai një listë e gjatë personash. Të dhënat janë në dosjen e re hetimore, ka prova të qarta e të mjaftueshme për të zbardhur çdo gjë! Pse heshtin organet përkatëse? Si lejohet një njeri i tillë të hyjë e dalë në Shqipëri? Përse shteti shqiptar nuk vendos materialet në shërbim të Parlamentit Europian? Ky njeri që vjen këtu me status eurodeputeti, duhet penguar! Ky ka misione të tjera, misione antishqiptare dhe e ka treguar e tregon në çdo formë! Përse ne nuk reagojmë?

Ka ende shumë! Të gënjen mendja Beler që duke akuzuar e kërcënuar do më bësh të tërhiqem!

O zoti eurodeputet, unë ekstremistëve, nxitësve të antishqiptarisë, të urrejtjes e konfliktit, u qëndroj përballë… nuk më duhet as imuniteti, as mbrojtja! Nuk kam frikë dhe as tërhiqem sa kohë jam me të drejtën e Kombit tim! Kujtdo antishqiptari i dal përballë në dritën e diellit dhe nuk vendos kapuça në kokë… i fshehur errësirës! Me ekstremistë si ty, do jem përballë gjithmonë! “E vërteta zhytet, por nuk mbytet”!

Ju lutem nuk lejohet ripërdorimi në media pa marrë më parë dakordësinë e autorit! Ndërkohë shpërndarja nga kjo faqe është e lirë. Ju dua shumë!

Latest articles

Related articles