Salianji: Lëvizja erdhi pasi opozita s’mund të vijë në pushtet pa ndryshuar

spot_img
Advertisements

Anëtari i kryesisë së PD, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se mbushja e sallave në mbledhjet që ai ka zhvilluar në qytete të vendit, tregon se ka shumë demokratë të pakënaqur me partinë.

Salianji tha se arsyeja e kësaj lëvizje erdhi pasi ai së bashku me anëtarë të tjerë të PD kërkojnë ardhjen në pushtet të opozitës dhe për këtë ajo duhet të ndryshojë.

“Është e domosdoshme dhe në bisedat që kemi bërë kam qenë jo dakord për foltoret dhe protesta duhet të ishte që në fillim. Ka shumë arsye për të protestuar dhe PD duhet të bëjë të pamundurën për të nxjerrë qytetarët në sheshe. Më vjen mirë që PD ra dakord për të bërë këtë protestë më 22 dhjetor.

Ka një arsye pse ne brenda PD po bëjmë një lëvizje tjetër. Ka dy qëndrime, një është që jemi mirë kështu dhe tjetra është që duhet thënë disa të vërteta ashtu siç janë.

Salianji kërkon atë që kërkon çdo anëtarë, kërkojë që të jem parti fituese. A ka mundësi PD të jetë fituese? Po! A vjen në pushtet kështu siç është? Jo!

Shumë brenda PD janë rehatuar me humbje dhe nuk duan ndryshe. Fakti që po mbushen sallat tregon që drejtuesit e qarqeve janë të pakënaqur.”

Latest articles

Related articles