Analisti Mustafa Nano, në MCN, tha se kërkesa e Erion Veliajt ndaj Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit është formalisht e drejtë, pasi ai njihet ligjërisht si kryetar bashkie.
Nano shtoi se si Veliaj ashtu edhe Balluku, për shkak të akuzave, duhet të japin dorëheqjen, pasi prania e tyre në detyrë po komplikon jetën publike dhe funksionimin e institucioneve.
“Është një përballje asimetrike, ankesa e tij është formalisht e drejtë sepse ai është i njohur si kryetar i Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër edhe Erion Veliaj edhe Balluku dhe ndaj çdokujt që ka një akuzë, duhet të japin dorëheqjen sepse komplikojnë jetën tonë. Tirana është bërë një vend mizerabël që kur nuk ka një kryetar bashkie. Këtyre ndoshta u është bërë një poshtërsi e madhe dhe duan ti ndëshkojnë dhe mund të jetë një komplot i madh, por ndaj tyre ka një akuzë edhe duhet të japin dorëheqjen pasi institucionet nuk po funksionojnë.“


