Berisha rikthen vajzën në Foltore, përgatitjet për 2030

spot_img
Advertisements

Në foltoren e PD para Kryeministrisë, e cila shënoi pjesëmarrjen më të ulët që prej nisjes së saj, elementi i vetëm i ri ishte prania e Argita Berishës.

Disa dhjetëra mbështetës dëgjuan fjalimet e drejtuesve demokratë, ndërsa Sali Berisha vuri theksin te protesta kombëtare e 22 dhjetorit dhe kërkoi mobilizimin e strukturave.

Rikthimi i Argita Berishës në protestë, në kulmin e debateve për lidershipin e PD, nuk duket i rastësishëm dhe rihap diskutimin për një rol të saj në drejtimin e partisë.

Latest articles

Related articles