Çim Peka letër Salianjit: PD po bëhet si partia e Tom Doshit, pse e duan Gridën banditët

spot_img
Advertisements

Pjesa e dyte:

“Mjaft eshte Mjaft”!

Ervin, guida jote neper salla duket qe eshte per te mbajt Mulin dhe jo per ta larguar.
Tani se pari duhet te sqarosh se pse ti dhe Alimehmeti moret deputet e PD ne telefon per te siguruar firmat per Endri Shabanin?
Se dyti, a e kemi diskutuar bashke para se te denoheshe kur takoje “cunat” ne Elbasan, se, ata ne fund shkojne me qeverine. Thjeshte i rrisin pazarin Rames duke premtuar ne takime te fshehta me “eksponent te opozites”, mbeshtetje per opoziten.
Mbaj mend qe edhe Grida pati deklaruar se kishte informuar kryetarin Basha qe disa te “bandite” ishin gati te ndihmonin PD-ne por Basha kishte refuzuar.
Se pse kane besim tek ju si dyshe banditet qe mund te negocioni nuk e di, por di qe ne fund ata shkojne me qeverine. Shto faktin se ti bere burg te padrejte se denoncove nje bandit, si mund te presesh qe te ndihmojne ata opoziten kunder Rames!?
Ti mendon vertet qe TV me kriminale qe ka sot tregu, Top channel me Griden qe i ben makiazhin Belinda Ballukut ne tunel per tunelin, pas denoncimit qe i kishte bere Ahmetaj aferes pa i bere asnje pyetje per aferen, apo intervistat me antaret e “Metamorfozes” pa bere nje pyetje per perfshirjen e tyre ne zgjedhje, pra ti mendon vertet qe ky Tv kriminal dhe gjobvenes i Rames dhe bandave, po mendon per rinovimin e PD!?
Nuk je kaq naiv.
Kemi diskutuar bashke pa fund per problemet qe ka PD, i kam artikuluar ne studio edhe kur te kisha te ftuar dhe ti vetem degjoje. Por problemet e PD nuk zgjidhen duke kerkuar vota per Shabanin e pastaj duke i sulmuar deputetet pse ta dhane ty firmen per Shabanin.
A eshte PD sot nje parti e c’organizuar? Patjeter.
Perderisa sa deputetet lihen te lire te firmosin edhe per cokat tua apo te te tjerve, pa nje linje politike te qarte.
A duhet nje ore e me pare qe PD te ndryshoje banakun? Qe dje.
Por idiotet e padobishem nuk zevendesohen me kalamnje kafenesh e pazaresh te vogla.

Shikoni paradoksin:

Ju qe dje kerkonit ekzekutimin jo vetem politik te Berishes, sot doni me c’do kusht ta mbani aty se pa te shkriheni te gjithe, por te largoje Gazin, Mulin e Albanen e te vini ju.

Keshtu behet rinovimi i PD?

Ajo parti ka nevoje me shume se kurre tu drejtohet universiteteve po ju hapen dyert e te ik nga idiotet e padobishem dhe kalamanjte e pazareve te vogla. Po nuk e beri dot kete Sali Berisha, me ty Ervin, me Mulin e formatin tuaj do kthehet si partia e Tomes.

Do ekzistoje sa te jete i pari gjalle. Pa per ju te tjeret shkrihet, njelloj sic kerkonte Grida dikur ne mbledhje grupi.

Latest articles

Related articles