Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj zbuloi për herë të parë në emisionin “Zonë e Lirë” se kryeministri Edi Rama i ka bërë dy oferta për poste në qeveri.
Sipas Lapajt, Rama i ka ofruar postin e zv.kryeministrit gjatë muajit qershor dhe dy ministri, mes të cilave atë të Ministrisë Bujqësisë, në javën e dytë të korrikut.
“Kanë qenë dy momente. Momenti i parë ka qenë në fund të muajit qershor dhe e kam refuzuar. Momenti i dytë ka qenë në javën e dytë të muajit korrik, ku sërish në emër të ekipit të ‘Shqipëria Bëhet’ kam refuzuar. Personat që kanë ardhur, gjithmonë ka qenë qasja për zv.kryeministër të vendit dhe dy ministri, ndër të cilat ministrinë e Bujqësisë. Propozimi i pare ka qenë diku në 30 qershor. I dyti në javën e dytë të muajit korrik. Te i pari më erdhi propozimi për zv.kryeministër. Gjithmonë kam thënë jo”.


