Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit ushtarak, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore shqiptare, kolonel Luan Sadiku, zhvilloi një takim zyrtar në Itali me përfaqësues të Forcës Ajrore italiane dhe të Krahut Ajror të 36-të.
Gjatë këtij takimi u riafirmua vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, me fokus në rritjen e kapaciteteve operacionale, shkëmbimin e eksperiencave profesionale, si dhe përgatitjen e personelit për misionet e së ardhmes.


