Papa Luani XIV: vëllazëria ndërtohet me vepra, këmbëngulni në punë fisnike

spot_img
Advertisements

Sado të fuqishme, ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë. Që ideale të caktuara jo vetëm të zënë rrënjë, por të mbijnë, nevojiten fakte, veprime konkrete. Përmes tyre merr formë ai bashkim mes qenieve njerëzore që frymëzon Çmimin Zayed për Vëllazërimin Njerëzor. Në fjalën e tij drejtuar sot paradite, më 11 dhjetor, anëtarëve të komisionit Zayed Award for Human Fraternity,Papa Luani XIV, shpreh gëzimin e tij që gjendet pranë atyre që vënë “talentet, vizionin dhe bindjet e tyre morale” në shërbim të vëllazërimit njerëzor.

Të thirrur për të promovuar vëllazërinë

Çmimi Zayed, i cili çdo vit nderon entitete ose individë të angazhuar në “veprime konkrete për të dëshmuar dhembshurinë dhe solidaritetin”, lindi — kujton Luani XIV — në një moment thelbësor për dialogun ndërfetar, i shënuar nga nënshkrimi i Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor për Paqen Botërore dhe Bashkëjetesën e Përbashkët nga Papa Françesku dhe Imami i Madh Ahmed Al-Tayeb, që daton më 4 shkurt 2019. Çmimi, përveç mishërimit të trashëgimisë së Sheikut Zayed bin Sultan Al Nahyan, themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, thekson se çdo qenie njerëzore dhe çdo traditë fetare janë të thirrura të promovojnë vëllazërimin. Një mesazh i shprehur tashmë edhe nga vetë Papa Bergoglio:

Traditat e ndryshme fetare, duke u mbështetur secila në trashëgiminë e saj shpirtërore, mund të japin një kontribut të madh në shërbim të vëllazërimit.

Fjalët nuk mjaftojnë

Bota e sotme, e shënuar nga konfliktet dhe ndarjet, sot ka më shumë nevojë se kurrë për “dëshmitarë autentikë të mirësisë dhe dashurisë njerëzore”, për të kujtuar se “të gjithë jemi vëllezër dhe motra”. Kufizimi tek fjalët nuk mjafton, sepse shkruan Papa Luani XIV në Nxitjen e tij Apostolike, Dilexi te:

Të mbetesh në botën e ideve dhe diskutimeve, pa gjeste personale, të shpeshta dhe të ndjera, do të jetë shkatërrimi i ëndrrave tona më të çmuara.

Të kremtohet dhembshuria dhe solidariteti

Pikërisht veprimet konkrete që ofrojnë “shembuj të prekshëm sesi mund të promovojmë vëllazërimin njerëzor sot” janë ata persona që shpërblehen “në një mënyrë unike” nga Çmimi Zayed për Vëllazërimin Njerëzor.

Ju inkurajoj të këmbëngulni në këtë punë fisnike, i bindur se përpjekjet tuaja do të vazhdojnë të japin fryte për të mirën e familjes njerëzore.

Latest articles

Related articles