Policia e Tiranës ka arrestuar 39 vjeçarin Erges Shegani, pasi dyshohet se i vuri fklakën qëllimisht një makine tip “Audi”, me vlerë 100 mijë euro.
Makinës që i vuri flakën 39 vjeçari ishte në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.
Për veprimet e mëtejshme procedurale materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.


