Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, Klodian Kulla është hedhur nga ura.
Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.
Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në nxjerrjen e trupit të 40-vjeçarit Kulla. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.


