Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se 8 dhjetori i këtij viti e gjen rininë në një gjendje alarmante.
I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Këlliçi tha se sot rinia është larguar nga vendi për shkak të mungesës së sigurisë ekonomike, juridike dhe fizike.
Më tej ai tha se kjo ditë duhet të shërbejë dhe si motivim për çdo të ri që zgjedh të jetojë në Shqipëri dhe mos të largohet.
“Rinia në këto 10 vitet e fundit është larguar në numra alarmantë, për shkak të mungesës së sigurisë ekonomike, juridike dhe fizike. Se shohim se në aeroportin e vetëm të vendit vriten njerëz dhe për shkak të një pasiguri për të ardhmen. Sot rininë shqiptare, e gjen 8 dhjetori i 2025 në një gjendje shumë alarmante por dhe që motivon cdo të ri që ka vendosur të rrijë në këtë vend, për të bërë atë që bënë prindërit tanë në 1990. Kjo ditë duhet të shërbejë si mesazh për çdo të ri që ka vendosur të jetojë këtu. Sot ne jetojmë në një regjim tjetër nga 1990, në një narkoregjim, autokraci elektorale, ku zhvillohen votime në Shqipëri por zgjedhje nuk ka. Ekonominë e vendit dhe çdo sistem shoqëror ta drejton paraja e krimit të organizuar, dhe narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama”, tha Këlliçi


