Arbër Hoxha ishte protagonist për Dinamo Zagreb në derbin ndaj Hajduk Split, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 102-të.
Sulmuesi shqiptar reagoi i pari ndaj një topi të mbetur në zonë pas pritjes së portierit dhe e çoi në rrjetë. Ky gol i siguroi Dinamos një pikë të rëndësishme, që i lejon të ruajë kryesimin me 32 pikë.


