SPAK i dha dosjen plotë, Veliaj: Janë 60.000 faqe, më duhen 40 avokatë!

spot_img
Advertisements

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar përmes avokatëve pas njoftimit të SPAK që theksonte se dosja i është vënë në dispozicion përmes në USB-je, por në fakt nuk në qeli nuk lejohet as kompjuteri. Sipas mbrojtjes, kërkesat për shtyrjen e seancës me qëllim që të njihen me aktet nuk si synim zvarritjen e procesit, por theksojnë se një dosje prej 60 mijë faqesh nuk mund të lexohet në një kohë kaq të shkurtër.

“Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes” – shkruajnë ata.

Latest articles

Related articles