Policia e Kufirit në Portin e Durrësit ka ndaluar një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese.
Mësohet se makina vinte nga Ancona drejt Durrësit.
3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza, ndërkohë ata janë kthyer mbrapsht.
Ndërsa pajisjet janë sekuestruar.
Mbetet e paqartë se perse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar.


