Shqetësime në SHBA për gjendjen e demokracisë dhe drejtësisë në vendin tonë

spot_img
Advertisements

Nga Beqir SINA – New York

WASHINGTON D.C.: Më 2 dhjetor 2025, nën drejtimin e Kryetarit Keith Self, Nënkomiteti për Evropën mbajti dëgjimin “Flashpoint: Një Rrugë Drejt Stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” në Dhomën 2172, RHOB. Protoganistët e kësaj seance dëgjimore përfshinë: Max Primorac nga Heritage Foundation, Luke Coffey nga Hudson Institute dhe Edward P. Joseph nga Johns Hopkins SAIS, duke diskutuar sfida rajonale.

Kjo seancë u mbajt në një kohë kur Ballkani, mbetet në fokus të politikës ndërkombëtare, Shqipëria, ka tërhequr vëmendje të veçantë në Kongresin Amerikan. Për her të parë prej 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet, mbahet një seancë e këtillë në Washington.

Diskutimet e fundit në Komitetin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve duket se kanë ngritur alarmin për rënien e pluralizmit politik dhe mosfunksionimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Eksperti Edward Josef, në dëshminë e tij, ka theksuar se këto probleme po minojnë themelet e demokracisë shqiptare. Në një seancë të veçantë dëgjimore në Uashington këto ditë u analizuan shqetësimet kryesore. Folësit duke u bazuar në dëshmitë dhe raportet e tyre, kanë ofruar një pasqyrë të qartë të situatës sot në Shqipëri, sidomos pas zgjedhjeve të 11 majit ku PS mori 83 deputet.

Shqetësimet për zgjedhjet dhe pluralizmin politik në rrezik

Një nga pikat qendrore të diskutimeve ishte manipulimi i zgjedhjeve të 11 majit. Diplomati amerikan Edward Josef solli në vëmendje abuzimin me pushtetin nga Kryeministri Edi Rama, duke përfshirë blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit.

Ai tha se : “Raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi ndërhyrje të shumta, si frikësimi i qytetarëve, keqpërdorimi i burimeve publike dhe presioni ndaj punonjësve shtetërorë. Këto praktika jo vetëm që shkelin fshehtësinë e votës, por edhe ulin besimin në procesin elektoral. Si rezultat, pluralizmi politik po zbehet, me opozitën që përballet me arrestime dhe ndjekje penale të motivuara politikisht.”

Kjo situatë ngre pyetje themelore: A po shndërrohet Shqipëria në një sistem ku pushteti ekzekutiv dominon të gjitha degët? pyeti Joseph.

Disfunksionimi i reformës në drejtësi:

Kryetari i nënkomitetit për Evropën, Keith Self, ishte i “ashpër” me sistemin e drejtësise në Shqipëri.

Ai tha se : Reforma në drejtësi, e nisur para 10 vitesh, synonte të forconte sundimin e ligjit. Megjithatë, sipas tij, ajo ka dështuar, duke minuar besimin publik. “Ngarkesa e çështjeve gjyqësore, është rritur dramatikisht nga 16,000 në fillim në mbi 200,000 sot duke shkaktuar vonesa deri në 15 vjet për vendime përfundimtare. Kjo jo vetëm që pengon të drejtën për proces të rregullt, por edhe krijon hapësirë për ndikime politike. ”

Kryetari i nënkomitetit për Evropën, Keith Self, po ashtu kërkoi një rishikim urgjent të reformës, duke vënë në dukje se problemet janë më të mëdha se kurrë. Ndikimi i rrjeteve ekzekutive mbi gjyqësorin, madje deri në masa sigurie kundër opozitës, po çon drejt një erosioni të demokracisë.

Washingtoni, sipas tij, duhet të pyesë për integritetin e gjyqësorit dhe efikasitetin e tij, për të parandaluar një krizë më të thellë.

Thirrjet e kongresit për veprim dhe pasojat ishin në diskutimet në Kongres, ku nënvizohej nevoja për ndërhyrje ndërkombëtare. Ata thanë se : Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, nuk mund të injorojë këto sinjale.

Rënia e pluralizmit dhe keqfunksionimi i drejtësisë rrezikojnë stabilitetin rajonal, thanë ata.

Eksperti Josef dhe kongresisti Self sugjerojnë që SHBA-të të kryejnë analiza të pavarura dhe të reduktojnë mbështetjen nëse nuk ka përmirësime. Kjo situatë është moment për reflektim diktojë seanca dëgjikore.

Në pyetje është tani si mund të rivendoset besimi në institucione? Në fund, demokracia kërkon transparencë dhe pavarësi pa to, Shqipëria rrezikon të izolohet.

Latest articles

Related articles