Një hetim i SPAK i nisur kohë më parë pritet të finalizohet me arrestime të personave që kanë abuzuar me tenderat shumëmilionësh të AKSHIT.
Përgjatë javëve të fundit janë thirrur dhe marrë në pyetje zyrtarë të AKSHIT dhe drejtues të institucionit.
Mësohet se po hetohen disa tendera, për të cilët ka pasur ankesa, por më pas ankesat janë tërhequr.
Në kuadër të hetimeve është marrë më herët në pyetje edhe drejtoresha e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni, Ermal Beqiraj.
Ndërsa, është marrë në pyetje edhe nga SPAK.
AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.


