Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.
Takimit të Salianjit i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës. Mes tyre kryetari i grupit te këshilltareve te PD ne bashkinë Durrës dhe ish kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish deputeti Pellumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.
Gjithashtu takimi i janë bashkuar kandidatët për deputetet më të votuar të Qarkut Durrës Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve të grup seksioneve.
Takimet e Salianjit kanë ngjallur spekulimet për krijimin e një fraksioni brenda Partisë Demokratike, ndërsa kryetari Sali Berisha i ka quajtur ato si “takime private” dhe jo në interes të PD-së, teksa sipas disa mediave, Berisha madje u ka kërkuar demokratëve të distancohen


