Trajnimi për serbët “fundos” Federica Mogherinin dhe dy zyrtarët e BE

spot_img
Advertisements

Ish-shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, është një nga tre personat e arrestuar nga policia belge mëngjesin e së martës. Arrestimi i saj ka ardhur pas një hetimi të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatët e rinj.

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së, sipas njerëzve të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve.

E teksa ky lajm po “zien” në të gjithë Europën dhe më gjerë, një zëdhënës i Kolegjit, ku Mogherini është rektore që prej vitit 2020, tha se nuk e dinte nëse ajo ishte arrestuar dhe refuzoi që të komentonte më tej.

Përpos Mogherinit, një tjetër punonjës i Kolegjit të Europës, i përfshirë në departamentin e arsimit ekzekutiv ra në prangat e policisë belge. Në kaudër të këtyre hetimeve u bë i mundur gjithashtu ehe ndalimi i zyrtarit të lartë të Komisionit Evropian, Stefano Sannino.

Ky i fundit më herët ka qenë sekretar i përgjithshëm i EEAS-it nën drejtimin e Mogherinit, gjatë periudhës kur u krijua Akademia Diplomatike. Ai është aktualisht drejtor i përgjithshëm i departamentit të Komisionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin.

Komisioni konfirmoi se policia ishte e pranishme të martën në ndërtesat e EEAS-së, dhe kjo është pjesë e hetimit të vazhdueshëm mbi aktivitetet e kryera gjatë mandatit të mëparshëm.

Lidhur me këto zhvillime të fundit ka reaguar edhe Herman Van Rompuy. Shkurtimisht ai pohoi ato që po ndodhin në Bruges duke mos dhënë më tepër detaje.

“Gjysmë ore më parë, u informova për atë që po ndodh në Bruges”, tha ish-presidenti i Këshillit Evropian, i cili tani është president i këshillit administrativ të Kolegjit të Evropës në Bruges.

ÇFARË DIHET DERI MË TANI:

-Tre arrestime u kryen në Belgjikë, përfshirë Federica Mogherini-n, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian.

-Arrestimet lidhen me një hetim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian mbi mashtrime të mundshme në përdorimin e fondeve të BE-së.

-Hetimet kanë të bëjnë me favorizime dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi për diplomatët serb.

-Veprat që po hetohen përfshijnë mashtrim në prokurimin publik, korrupsion dhe konflikt interesi.

-Rektori i Kolegjit të Evropës, një menaxher dhe diplomati italian Stefano Sannino u arrestuan.

Latest articles

Related articles