“Bullgaria e re pa mafian!” Mbi 50 mijë protestues i vënë “flakën” Sofjes! Presidenti kërkon dorëheqjen qeverisë

spot_img
Advertisements

Dhjetëra mijëra protestues i vunë “flakën” Sofjen e shumë qyteteve të tjera në Bullgari, përgjatë mbrëmjes të së hënës, duke mbajtur kështu një nga marshimet më të madha të viteve të fundit. Të gjithë protestuesit ishin mbledhur për një qëllim, tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e qeverisë!

Në qendër të Sofjes, në sheshin e madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishin mbledhur rreth 50.000 njerëz, të cilët brohorisnin: “Dorëheqje!” “Dorëheqje” dhe “Mafia” në ndërtesat qeveritare. Dy pankarta të mëdha shkruanin përkatësisht “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”.

Protestuesit po kërkojnë që qeveria të përmbushë premtimin e saj për të tërhequr buxhetin e vitit 2026, i cili përfshin rritje të taksave dhe kontribute shtesë të sigurimeve shoqërore. Ata gjithashtu po shprehin pakënaqësi të fortë me korrupsionin në sektorin publik, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së pakicës të udhëhequr nga Rosen Zhelezkov.Bullgaria, me një popullsi prej 6.4 milionë banorësh, renditet vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Bashkimin Evropian, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Edhe pse tubimi kryesor në qendër të Sofjes ishte paqësor, tensionet u rritën pas përfundimit të tij. Disa protestues u përleshën me policinë, duke hedhur gurë, shishe dhe fishekzjarre.Sipas BTA-së, kazanëve të plehrave iu vu flaka, ndërsa një furgon policie u dëmtua rëndë. Dëme u shkaktuan edhe në zyrat e partisë në pushtet, si dhe në një parti tjetër që mbështet qeverinë. Policia u përgjigj me spraj me piper dhe arrestoi dhjetëra protestues, ndërkohë që dy oficerë policie mbetën të plagosur.

Presidenti i vendit, Rumen Radev , i dënoi incidentet dhe u bëri thirrje si protestuesve ashtu edhe autoriteteve të shmangin dhunën. Në një deklaratë publike, ai bëri thirrje që qeveria të japë dorëheqjen, duke vënë në dukje se “ka vetëm një rrugëdalje: dorëheqja dhe zgjedhjet e parakohshme”

Latest articles

Related articles