SPAK zbardh bisedat nga SkyEcc, oficeri i Antiterrorit: Do u them çunave

spot_img
Advertisements

SPAK ka zbardhur bisedat e reja në aplikacionin SkyEcc pas goditjes së grupit kriminal dy ditë më parë, teksa oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj flet në telefon për shitjen dhe blerjen e lëndës narkotike kokainë me persona të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.

SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?

I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla

Latest articles

Related articles