Nga Haxhi Isufi
Për ata që janë mërzitur me mua
Unë kurrë nuk kam ofenduar dhe fyer askënd. Asnjëherë nuk iu kam futur nëpër postime për të dhënë mendimet e mia. Unë shkruaj për veten dhe miqtë e mi. Sipas meje, bëj vërejtje me masë për politikat djathtas dhe majtas. Mirëpo vërej se disa nuk iu pëlqen dhe tregojnë kënaqësinë e tyre.
Sonte vendosa të bëj dy urime speciale. E para për demokratët: e paçi Sali Berishën dhe 1 mijë vite në krye të PD-së. E dyta për socialistët: e paçi Edi Ramën 5 mijë vite në krye të PS-së. Do të mërziteni përsëri, pse Doktorri 1 mijë e pse Piktori 5 mijë, por Doktorri është më i vjetër.
Ndërsa për mua personalisht, mos e gzhoftë të nesërmen as Doktorri në krye të PD-së dhe as Piktori në krye të PS-së. Besoj se e morët vesh se me kë jam unë.


