Dorëzohen dy personat e rrethuar prej orësh nga RENEA

spot_img
Advertisements

Ka marrë fund pas gati 10 orë rrethimi situata në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit në Pukë. Juljan Çumrraku, i njohur në zonë si person me prirje radikale, dhe Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori, bëhet e ditur se janë dorëzuar pas përfshirjes së negociatorëve. Menjëherë pas dorëzimit, forcat e policisë dhe RENEA kanë ndërhyrë në banesë për të kontrolluar nëse ata kanë pasur armë apo lëndë të tjera shpërthyese.

Veprimet nisën pas marrjes së informacionit se në një banesë të braktisur ndodheshin dy persona që më parë kanë qenë nën monitorim për radikalizëm.
Fillimisht policia u ka bërë thirrje për vetëdorëzim, por pa marrë përgjigje.

Për t’i dhënë zgjidhje situatës, u dërguan persona të tjerë të njohur me të rrethuarit, të cilët i bindën që t’i dorëzoheshin policisë. Megjithatë, ende nuk është e qartë arsyeja e rrethimit, ndërsa të ndaluarit do të japin dëshminë në prokurori.

Latest articles

Related articles