Pse sëmuremi kaq shpesh? Endokrinologu flet për hormonet, stresin dhe jetesën moderne

spot_img
Advertisements

Diçka po ndryshon në mënyrën si trupat tanë i bëjnë ballë botës në të cilën jetojmë. I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, mjeku endokrinolog, Dr. Dashamir Gjergji thotë se shtimi i ç’rregullimeve metabolike dhe hormonale nuk është rastësi dhe as vetëm zgjedhje personale në mënyrën e të jetuarit, por pasojë e faktit se po jetojmë në një ambient për të cilin biologjia njerëzore nuk është dizenjuar.

Krahasuar me gjeneratat e mëparshme, rinia e sotme përballet me një stres fizik dhe mjedisor të paprecedent. Thithim ajër gjithnjë e më të ndotur, jetojmë të rrethuar nga valë elektromagnetike dhe e shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës para ekraneve që e mbajnë trurin vazhdimisht të stimuluar. Por, trupi ynë i interpreton këto sinjale si agresion dhe qelizat reagojnë si të gjendeshin nën sulm, edhe pse rreziku mund të jetë i padukshëm.

Në anën tjetër, edhe mjedisi ushqimor është bërë më armiqësor ndaj shëndetit. Dr. Gjergji shprehet se bujqësia nuk është më organike si dikur, ndërsa shton si faktor të rritjes së sëmundshmërisë, shtimin e përdorimit të pesticideve, përdorimin e farërave të modifikuara gjenetikisht, përdorimin lartë të stimulantëve. “Sforcimi që i bëhet bimëve në këtë rast, do të sjellë herët a vonë denatyrim të këtyre produkteve dhe, për rrjedhojë, edhe organizmi ynë, që është përgatitur për të djegur një lëndë sa më natyrale, nuk do ta ketë më ushqimin natyral, por të ngarkuar me pesticide dhe stimulantë.” Shtoji kësaj stresin kronik, trysninë ekonomike dhe ankthin për të ardhmen, dhe kemi sulmin perfekt ndaj sistemit tonë endokrin.

Rezultati është i dukshëm edhe në përditshmëri: nga shtimi i personave mbi peshë, diabeti, ç’rregullimet hormonale dhe infertiliteti… Trupi po shpenzon më shumë kohë seç duhet në gjendje mbrojtjeje nga mjedisi që e rrethon.

Por, si mund ta ruajmë shëndetin tonë përballë një mënyre jetese që vepron vazhdimisht kundër tij?

Dr. Gjergji ofron disa zgjidhje praktike dhe të qarta. Parandalimi duhet të jetë gjithmonë parësor dhe të nisë sa më herët. Humbja në peshë duhet të ndodhë sa më gradualisht. Stresi duhet trajtuar jo di dështim moral, por si kërcënim i vërtetë biologjik, ndërsa shoqëria duhet të kuptojë se shëndeti nuk lidhet vetëm disiplinën vetjake, por është edhe produkt i ambientit në të ciilin na duhet të jetojmë.

Latest articles

Related articles