Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksionit për Belinda Ballukun, me detyrë zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Për dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi. Belinda Balluku refuzoi çdo pyetje të medias. Ndërsa avokatët e saj konfirmuan se do të apelojnë vendimin si dhe do të reagojnë përmes një deklarate për shtyp.


