Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së dr0gës pranë shkollave, emrat e 12 personave

spot_img
Advertisements

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Blutë bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Në kuadër të operacionit “CLEANING 3”, janë sekuestruar 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.

Të tjerët e arrestuar janë: Blerim Oshafi, 32 vjeç, Aurel Prendi, 24 vjeç, Elkid Shehu, 19 vjeç, Taulant Dervishi, 36 vjeç, Fatmir Canollari, 31 vjeç, Greg Kamberi, 27 vjeç, Indrit Hadja-35 vjeç, Sulejman Shahaj, 58 vjeç, Indrit Dakavelli, 38 vjeç, Mariglen Keçi, 29 vjeç, Vladimir Shehu, 20 vjeç.

Për Mariglen Keçin dhe Vladimir Shehun rëndon edhe akuza për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë, vijon në kërkim edhe shtetasi B. M., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit. Ndërkohë materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale

Latest articles

Related articles