Gripi agresiv po godet shqiptarët, forma të rënda në ambulanca

spot_img
Advertisements


Specialistët e ISHP-së kanë bërë me dije se në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Kurba e infektimeve me të gjitha viruset respiratore po ndjek një trajektore rritëse.

Ekspertët kanë deklaruar se, kulmi pritet të arrihet në janar të vitit 2026.

Specialisti Artan Simaku theksoi se duhet kontaktuar direkt mjeku sapo të shihen shenjat e para për të parandaluar format e rënda.

“Të gjithë janë të riskuar për tu prekur nga gripi, covid apo çdo virozë respiratore, ndaj specialistët kërkojnë kontaktin e menjëhershëm me mjekun që në shenjën e parë, kështu do të parandalojmë format e rënda por edhe të ndërpresim zinxhirin e infektimeve”, tha Simaku.

Po ashtu ai theksoi se vaksinimi mbron grupmoshat me të riskuara si fëmijët dhe të moshuarit.

“Në kuadër të masave parandaluese, specialistët e ISHP rekomandojnë injektimin e vaksinës, veçanërisht për grupet e riskut siç janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit, gratë shtatëzëna apo të sëmurët kronik”, deklaroi ai.

Latest articles

Related articles