Shembet masivi me interte pas reshjeve, 5 makina dhe 9 persona të bllokuar

spot_img
Advertisements

Reshjet intensive kanë shkaktuar shembjen e një masivi inertesh në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, duke bllokuar pesë makina dhe nëntë persona.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, njoftoi se menjëherë janë vënë në punë makineritë e rënda dhe fadromat për të pastruar rrugën, ndërsa një ekip emergjencash civile është nisur drejt zonës për të garantuar sigurinë e personave të bllokuar dhe për të organizuar evakuimin e tyre.

Latest articles

Related articles