Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në konferencën e sotme çelet grupkapitulli V dhe i fundit i negociatave.
Pas përfundimit të punimeve, kryeministri Edi Rama së bashku me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit


