Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke shpjeguar në emisionin “Zonë e Lirë” atentatin në Aeroportin e Rinasit, thekson se autorët shfaqin lëvizje klasike ushtarake. Sipas Kullës ata janë njerëz që privatisht ose jo, kanë marrë stërvitje ushtarake.
“Janë tre kallashnikovë të përdorur. E gjitha kjo ka ndodhur në rreth një minutë. Jemi përballë lëvizjeve klasike ushtarake. Janë njerëz që privatisht ose jo privatisht kanë marrë stërvitje ushtarake. Edhe sikur të kishte policë, ata në një minutë kishin mbaruar punë. E gjithë kjo gjëja shihet në stërvitjet ushtarake. Mënyra si vendosen, si mbajnë armën, si qëndrojnë me njëri-tjetrin, s’kanë panik fare, janë komplet të fortë. Arma ka dy arsye pse mund të bllokohet”.
Sipas ekspertit: “Aeroporti i Rinasit për rëndësinë strategjike që ka s’mund të rrijë me këto kushte sigurie”.


