Europol ka arrestuar gjashtë persona, pjesë e një grupi mercenarësh që ishin punësuar nga një bandë rivale për të marrë peng një bos shqiptar të trafikut të drogës.
Sipas njoftimit zyrtar të Europol, operacioni u zhvillua në disa vende të Bashkimit Europian si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku u vunë në pranga shtetas letonezë, disa prej të cilëve me përvojë në Legjionin e Huaj Francez dhe me aftësi tepër të larta dhe armatim të sofistikuar.
Sipas hetimeve, ata u kontraktuan për të rrëmbyer udhëheqësin e një rrjeti shqiptar të trafikimit të drogës, i cili dyshohet se ka orkestruar vjedhjen e disa ton kanabis me vlerë miliona euro


