Ngjela: Rama nuk e do Shqipërinë, nuk e di çfarë do bëjë nesër

spot_img
Advertisements

Pse e vrisni mendijen se çfarë do të bëni nesër, kur këtë nuk e di as kryeministri juaj?
Asgjë nuk di kryeministri juaj, dhe asgjë nuk kanë ditur për tregun dhe për shtetin dhe për zhvillimin shoqëror, as kryeministrat e tjerë që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1992..
Zhvillimi shoqëror i një shteti të pavarur është ngritja e mirëqenies së popullit të vet në mënyrë permanente.
Dhe prandaj sot Shqipëria është një vend i cili, për zhvillimin e saj, ne mund të shprehemi vetëm me një frazë:
Nga asgjëja në asgjë.
Por, a e kuptoni se kjo Asgjë e madhe po i dëbon shqiprarët nga Shqipëria?!
E kuptoni ju se pa Shqipërinë, si shqiptarë që jemi, nuk mund të kemi asgjë?
Po pse qëndroni kaq indiferentë për vendin tuaj dhe dëgjoni fjalët pa krejt lidhje logjike të kryeministrave tuaj?
Nuk e kuptoni që kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve po paguajnë që ne shqiptarët të largohemi nga Shqipëria, sepse këtë po e kërkon prej shekujsh Beogradi dhe Moska?
Kurse ju po qëndroni indiferentë dhe po kërkoni të largoheni nga Shqipëria.
Por, a e dini ju se pa forcën shpirtërore të atdheut, çdo njeri i kësaj kohe është një individ me shpirt të copëtuar?
Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të shqiptarisë – ja kjo është zgjidhja!
Ende nuk po e kuptoni se Shqipërinë në tre dekada po e drejtojnë ata që paguhen që Shqipëria të shpopullohet nga shqiptarët?
Nuk po e kuptoni se në fjalimet e kryeministrave të Shqipërisë nuk keni dëgjuar dot asnjë fjalë për përkrahjen e shqiptarëve dhe asnjë fjalim ku të jetë përcaktuar me forcë profesionale rruga e rikrijimit të Shqipërisë moderne?
Dhe Shqipëri moderne don të thotë që ajo të
jetë një vend i industrializuar, por
edhe me një bujqësi të nivelit të Bashkimit Evropian – dhe njëherësh, edhe me një arsimi të nivelit të Evropës Perëndimore.
Ende nuk e keni mësuar që me paratë e Beogradit, në vitet 1992 – 1996 u shkatërruan në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, që shqiptarët i kishin ndërtuar me mund, me djersë dhe me gjak?
Asgjë nuk kemi parë deri tani për zhvillimin e Shqipërisë, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se qeveritë në Shqipëri nuk i kanë drejtuar e nuk po i drejtojnë kryeministra që të jenë “skllevër” të interesit kombëtar dhe të patriotizmit arbëror.
E kuptoni që shqiptarët e përvuajtur po largohen nga atdheu i tyre, sepse Shqipërinë po e drejtojnë antishqiptarët që kërkojnë të mos ndërtohet më një Shqipëri e fortë?
E dini ju se Shqipëria sot është 2.5 milionë, kurse në vitin 1990, domethënë 25 vite më parë, Shqipëria ka qënë me një popullsi prej 3.2 milionë shqiptarë?
Dhe sigurisht që është një fakt ky që tregon se, në 25 vitet e fundit, sipas statistikës së rritjes vjetore të popullsisë, nga Shqipëria janë larguar rrerh 1.4 milionë shqiptarë.
Dhe të gjitha këto, që janë fakte të vërteta, duhet të arsyetohen drejt për të ardhmen.
Por gjithsesi duhet theksuar ajo që duhet ta dinë
të gjithë shqiptarët:
Shqipëria do të follojë të zhvillohet atëherë kur ajo do të drejtohet nga kryeministra dhe nga qeveri profesionale, që e duan Shqipërinë: nga shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe nga ata që po jetojnë jashtë saj si emigrantë e që, me punën e tyre, po e mbajnë sot Shqipërinë në një jetë normale

Latest articles

Related articles