Konspiracionisti Alfred Cako ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku komentoi miratimin nga Kuvendi me votat e PS ligjin për barazinë Gjinore.
Cako e quajti një ideologji sataniste këtë ligj, që sipas tij, po synon shkatërrimin e shoqërisë dhe familjes shqiptare. Cako njoftoi p ashtu se në vitin 2027 do dalë me partinë e tij dhe do heqë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
“Këto janë ideologji satanike. Ne e dimë që burri dhe gruaja kanë ardhur nga Eva dhe Adami dhe kjo sigurisht është axhendë satanike. Është pakica kundër shumicës. Ose do zhduken me vaksinë, ose me luftë ose me drogëra dhe video-game. Axhenda kryesore është nga homoseksualiteti. Këta duan që nëpërmjet botës materiale të shkatërrojnë botën emocionale dhe morale. Axhenda ‘Woke’ që këta duan të fusin në Shqipëri ka të bëjë me mundësinë për të siguruar të ardhura me punësim apo mënyra të tjera, sepse po hyjnë edhen ë sport etj.
Kjo është axhenda ‘Deep state’ që në Amerikë ka lindur dhe tashmë Trump po e lufton. Kjo axhendë ka hyrë në qeveritë e BE-së dhe tek Rama me djajtë e tij. Po e godasin shoqërinë shqiptare dhe familjen. Rama u tregua tinzar. Këta janë në skaj të humnerës. Mendojnë se janë në majë, por do bien. I them Ramës ki kujdes se je duke rënë, e ke kaluar limitin. Do jem unë që do e mund Ramën në vitin 2027. Jam kundër axhendave që po hyjnë në popullin shqiptar. Sapo të afrohet momenti, do dal me platformën time. Do luftoj këta gjarpërinjtë që po luftojnë tinzarisht për të shkatërruar shqiptarët. Duan të hyjnë tek fëmijët që t’u thonë do deklaroheni si të doni.”- tha Cako.


