Rama i gjen një shkak Berishës që të protestojë, për tu harruar Tuneli i Palloshit

spot_img
Advertisements

Parlamenti nisi punimet këtë të enjtje me një minutë heshtje për ish kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë me parë. Për pak caste, të majtë e të djathë, i bënë nderimet e fundit ish liderit historik, përpara se projektligji për barazinë gjinore të kthehej në kryefjalë të diskutimeve.

Sipas opozitës ligji i ri është një tentative për cënimin e familjes ndërsa për mazhorancën ndryshimet e propozuar kanë në thelb vetëm barazinë mes burrit dhe gruas, dhe jo gjinisë.

Debati u përshkallëzua kur Berisha shigjetoi kreun e delegacionit të BE-se në Tiranë, ambasadorin Gonzato.

“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.”

Sakaq, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e liderit opozitar Sali Berisha me 30 ditë nga Kuvendi.

Me këtë përjashtim, PD do të kërkojë protesta për dinjitetin e liderit dhe rrëmuja me skenar për tu harruar tuneli i Palloshit, me gjithë Ballokumet.

Latest articles

Related articles