Tritan Shehu nuk pyet për vendime kryesie, përgëzon qokën e Ramës! Zgërlaqe morale e PD

spot_img
Advertisements

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili tanimë nga karrigia e të parit të qytetit bregdetar do të ulet në atë të diplomatit, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku u miratua kandidatura e tij për ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe ambasador jo-rezident në Lihtenshtajn.

Anëtarët e Komisionit, përfshirë përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, vlerësuan përvojën dhe profesionalizmin e Dredhës. Deputeti demokrat Tritan Shehu, në fjalën e tij, e përgëzoi atë për rikthimin në diplomaci.

“Mua më vjen mirë që ju u rikthyet në trupin diplomatik, sepse para dy vitesh ia kam bërë pyetjen vetes pse e latë, dhe tani prapë pyes pse po ktheheni? Këto nuk janë elemente që ndikojnë negativisht. Unë kam besim tek ju, absolutisht. Ju njoh dhe do ta kryeni në lartësinë e duhur detyrën,” u shpreh Shehu.

Edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto e përgëzoi kandidatin, duke theksuar se me aftësitë e tij do të jetë i suksesshëm në përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit.

“Besoj që me aftësitë tuaja do të jeni i suksesshëm edhe në këtë dimension,” tha Haxhinasto.

Latest articles

Related articles