VLEN fiton në 10 komuna, Ali Ahmeti 4, Kërçovën e merr VMRO-ja

spot_img
Advertisements

Koalicioni VLEN ka dalë fitues i madh i zgjedhjeve lokale, duke siguruar fitoren në 10 komuna në Maqedoni, ndërsa koalicioni AKI ka arritur të fitojë në 4 komuna.

Kërçova humbet nga shqiptarët dhe fiton VMRO-DPMNE me kandidatin Aleksandar Jovanovski. Po ashtu VMRO-DPMNE fitoi sërish edhe Bërvenicën në Pollog.

Sipas rezultateve zyrtare dhe të dhënave nga terreni, VLEN ka fituar në komunat:

1.Çair
2.Tetovë
3.Strugë (me kandidatin e pavarur të mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra)
4.Dibër
5.Saraj
6.Haraçinë
7.Tearcë
8.Zhelinë
9.Bogovinë
10.Dollnen

Ndërkohë, koalicioni Aleanca për Kombin Ilir (AKI) ka fituar në komunat:
1.Likovë
2.Çashkë
3.Studeniçan
4.Pllasnicë

Në Gostivar dhe Vrapçishtë, për shkak se nuk është arritur censusi i nevojshëm në raundin e parë, do të zhvillohen zgjedhje të reja brenda 60 ditëve, sipas ligjit zgjedhor.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve tregojnë një riformatim të dukshëm të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me VLEN që konsolidohet si forca e dytë politike në vend

Latest articles

Related articles